Rruga Teodor Keko Nr 412, Tiranë
Na Pyesni: + 355 682 011 589

Electronic Service

Zëvëndësimi i north bridge, south bridge, video chip (zëvëndësimi i elementëve BGA)

Electronic Service

Një siptome shumë e komplikuar që ndeshet jo rrallë në kompjutera dhe veçanërisht në laptopë është keqfunksionimi i këtyre mikroçipëve, north dhe south bridge, që janë përgjegjes për shumë funksione ne Kompjuter. Pajisjet që përdorim ne në PANÇI Electronic janë bashkëkohore dhe mundësojnë edhe procese të tilla të komplikuara dhe delikate, që nuk mund të kryhen në çdo servis elektronik. Ne zëvëndësojmë mikroçipe në një kohë tepër të shkurtëer dhe garantojmë funksionim normal të pajisjeve elektronike të dëmtuara. Difekte që lidhen me keqfunksionim të këtyre mikroçipave gjenden pothuajse në të gjitha market e njohura te kompjuterave si Acer, Advent, Apple, Asus, Compaq, Dell, Fujitsu Siemens, Gateway, HP, IBM, Lenovo, LG, Panasonic, Samsung, Sony, Toshiba, etj.
Saldimi i mikroçipëve BGA mund të bëhet vetëm me pajisje me kontroll automatik

Pse është e rëndësishme të zëvëvndësohen north bridge, south bridge, dhe qarqet video chip?
Electronic Service

Në fillim duhet të shpjegojmë çfar janë mikroçipat BGA? BGA (Ball grid array) – është modeli i shasisë së mikroçipit, apo qarkut të integruar. Këto qarqe kanë pika saldimi nga poshtë që rradhiten poshtë sipërfaqes se çipit. Këtë çipa janë më se të zakonshëm në teknologjinë e sotme dhe nuk mund të saldohen me pajisje të thjeshta por vetëm me sisteme saldimi me rreze infrared.
Zakonisht një kompjuter apo laptop përdor çipat e mëposhtëm : north bridge, south bridge, video chip. Sejcili prej këtyre çipave kryen funksione speciale dhe janë përgjegjës për funksione të veçanta.
Southbridge është një çip BGA i cili siguron komunikimin midis bordit kryesor (Motherboardit) dhe komponentëve të tjerë të tij, si një lidhës hyrje-daljesh. Më konkretisht çipi south bridge funksionon si kontrollues per pajisjet e kontrollit SM Bus, Kontrolluesit PCI ose PCI express, Kontroll DMS dhe SATA, Kontrolli USB etj.

Simptoma të south bridge në laptop
  • 1.Nuk punojne portat USB të Laptopit, ose një pjesë e tyre.
  • 2.Nuk punon tastjera e Laptopit.
  • 3.Laptopi nuk njeh hard-diskun HDD.
  • 4.Laptopi nuk shikon drajverat optike (CD, DVD).
  • 5.Laptopi mund të ndizet, por kalon vazhdimisht në reboot.
  • 6.Laptopi mund te mos ndizet, qarku south bridge mund të nxehet.
North Bridge

North bridge - Siguron lidhjen midis bordit kryesor (Motherboard), Mikroproçesorit CPU, RAM dhe kartës grafike. Ky çip është i tipit BGA dhe përcakton frekuencën e sistemit si dhe modelin e memorjes RAM. Në laptopët e teknologjisë së fundit çipi i kartës grafike zakonisht është integruar në çipin north bridge.

Simptoma të north bridge të dëmtuar në laptop
  • 1.Laptopi mund të ndizet, por nuk funksionon asgjë, përveç ekranit
  • 2.Laptopi mund të ndizet, por në ekran nuk shfaqet azgjë.
  • 3.Laptopi ose PC mund të ndizet por jep veteëm disa sinjale zanore Bip.
  • 4.Karta Video e kompjuterit nuk njihet nga CPU rrjedhimisht nuk shaqet azgjë në ekran.

N'a dërgoni komentin tuaj

Adresa juaj e-mail nuk do të publikohet. Fushat e shënuara me * janë të domosdoshme