Pançi Electronic, Celular Servis

Një profil i zgjeruar i gamës së shërbimeve që ne ofrojmë është edhe servisi i telefonave celularë: Ne ofrojmë të gjitha llojet e shërbimeve për telefoninë celulare por njëkohësisht duhet të bëjmë të ditur tek të gjithë klientët tane, që ndërhyrja në aparatet telefonike celulare bëhet çdo ditë e më e kufizuar si rezultat i zhvillimt të teknologjisë së tyre me hapa galopante. Industria e sotme e telefonisë celulare duke synuar integrimin në miniaturë po përodor gjithnjë e më shumë qarqe të integruara në të cilat nuk mund të ndërhyet. Ato prodhohen me një cilësi të lartë dhe sigurojnë një kohëzgjatje normale të punës, por fabrikat nuk garantojnë më tepër se 3 vjet pahisjet e tyre. I bëjmë të ditura këto, pasi ka shumë njerëz që nuk kane njohuritë e duhura në këto fusha, dhe si rrejdhim kërkojnë të gjejnë zgjidhje edhe në rastet kur është e pamundur. Në kushtet e tregut informal ka shumë pika servisi për telefonat celularë të cilat fatkeqësisht shpesh herë ndërhyjnë edhe atje ku nuk ndërhyn as fabrika që ka prodhuar celularët, me shpresën që të bëjë diçka për të fituar ç'te mundin. Shpesh telefonat celularë para se të hidhen ne trg për përdorim kodohen nga operatorët që shesin kartat telefonike me qëllim që të mos përdoret telefoni me karta të tjera. Ky është një proces normal për operatorët por jo për përdoruesit. Në këto raste lind nevoja e ç'kodimit të telefonave dhe kjo nuk është një proçedurë e thjeshtë, pasi gjatë ç'kodimit mund të ndodhë që telefoni mund të fiket si pasojë e dëmtimit të programit dhe rivendosja e parametrave në këto raste është një proçedurë tejet e vështirë. Ne kryejmë ç'kodime profesionale për të gjitha llojet e celularëve, si dhe servis profesional për modulet që mund të riparohen ne aparate telefonike celularë.

CELULAR SERVIS

Bëni kujdes, garantohuni më parë për njohuritë dhe aftësitë e personit që do të punojë me pahisjet tuaja. Eshtë më mirë për ju, që të merrni një përgjigje të saktë për pahisjet tuaja edhe kur ajo nuk është shumë e këndëshme, se sa të paguani për një shërbim që nuk ka garanci as për disa orë ose minuta. Duhet t'ju bëjmë të ditur që disa probleme në aparatet telefonike celularë nuk kanë zgjidhje të lehtë. P.sh, jo të gjitha rastet e problemeve me valët e celularëve mund të zgjidhen, madje shumë pak prej tyre mund të riparohen, kështuqë në këto raste është më mirë të marrim një përgjigje të saktë sesa një shërbim pa asnjë garanci. . . .

Ne jemi kudo

Shërbime

  • Shërbim i dedikuar

    Zgjidhje specifike sipas rasteve specifike të klientëve.

  • Më te mirët në trgun Biomedikal

    Ne ofrojmë shërbime bioinxhinierike me nje staf të kualifikuar. . .

  • Web Dizain & Web Host

    Ne ofrojmë shërbime te cilësisë së lartë Web dizain dhe web Host me çmime tepër të arsyeshëm

  • Shërbime totale në kohë rekord

    Ne shërbejme me një staf të kualifikuar dhe kemi suport perfekt nga partnerë ndërkombëtarë . . .

Arritjet e fundit
  • 12
    Qershor

    PANÇI Elektronik

    Përmbushet me sukses kontrata me DNS-Medikal.sh.p.k për Suport IT

  • 18
    Janar

    PANÇI ELEKTRONIK

    U nënshkrua kontrata për suport Biomedikal dhe suport IT me DNS-Medikal.sh.p.k.