Rruga Teodor Keko Nr 412, Tiranë
Na Pyesni: + 355 682 011 589

Celular servis

Servis telefona Celularë, Programime & Ç'kodime

Mobile phones service

Servis për telefona celularë është një nga sektorët më të rëndësishëm të shërbimeve që ne ofrojmë. Këtu shohim të nevojshme të shpjegojmë diçka të rëndësishme pasi shërbimi në këtë fushë është relativisht shërbim i ri dhe jo shumë i njohur për publikun. Për këtë arsye shumë njerëz mashtrohen çdo ditë nga teknikë të pa aftë dhe të pa liçensuar që ndërhyjnë në mënyrë të gabuar në qarqet sensitive tepër të komplikuara të pajisjeve celulare me shpresë të gabuar për riparimin e tyre në seksione totalisht të pa mundura dhe të peëfitojne diçka jo duke riparuar, por duke dëmtuar pajisjet tuaja. Ju këshillojmë të bëni kujdes dhe të ndërgjegjësoheni, pasi jo të gjitha problemet në telefonat celularë mund të riparohen.

Por çfarë shërbimesh kryhen, dhe çfarë përfshijnë riparimet në telefonat celularë?
Smart phones

Jo vetëm serviset e vogla dhe teknikët e nivelit të ulët, por edhe vetë prodhuesit e mëdhenj të telefonave celualrë nuk mund të riparojnë të gjitha problemet, në telefonat celularë. Kështuqe fiksojeni mirë në mëndje: Jo gjithmonë mund të gjeni zgjidhje për problemet në telefonat tuaj celularë. Problemi i valëve është një nga problemet më të vështira që në shumicën e rasteve nuk mund të riparohen. Ky lloj difekti mund të shkaktohet nga shumë komponentë elektronikë të sofistikuar në të cilët nuk mund të ndërhyet. Nëse do të kemi modulet e frekuencave të ndërmjetme me difekt, riparimi është totalisht i pamundur. Natyrisht që ne konstatojme defektet dhe tentojmë riparimin e tyre vetëm nëse teknologjia lejon një gjë të tillë dhe difekti është i riparueshëm.

Ç'Kodimi i telefonave celularë

    Ne bëjmë Ç’kodim të telefonave celularë, dhe ky është një shërbim rutinë pasi në shumë raste kompanitë e mëdha shesin pajisjet e tyre të koduara, (të kyçura) që punojnë vetëm në kompanitë e tyre. Psh, nëse ju blini një pajisje në kompanitë e mëdha Vodafon, T-Mobile, Wind, apo në çfardo kompani tjetër dhe sidomos kur ju keni një kontratë përdorimi për një kohtë të gjatë me ta, patjetër do të keni një pajisje të koduar e cila nuk punon në rrjete të tjera. Në raste të tilla ju keni nevojë për shërbimin ‘’Unlock’’ ose Ç’kodim që telefoni të punojë edhe në operatorët e tjerë.

    Kjo ështe një proçedurë normale për operatorët, por jo shumë e leverdisshme për klientët e tyre. Por proçeduara e ç’kodimit nuk është një proçedurë shumë e thjeshtë pasi gjatë kësaj proçedure bëhen ndërhyrje në program dhe nëse kjo ndrëhyrje nuk kryhet ashtu siç duhet, telefoni mund të fiket plotëshisht dhe të bëhet totalisht i pa përdorshëm. Prandaj bëni kujdes, sigurohuni më parë për njohuritë e personit që i keni besuar telefonin tuaj për ç’kodim nëse nuk doni të dëmtoni pajisjet tuaja. Ne në PANÇI Elektronik ofrojmë shërbim të ç’kodimit dhe programimit të të gjithë telefonave celularë dhe shërbimi jonë është i garantuar sipas standarteve ndërkombëtare.

Tablet repair

Ç'kodimi i telefonave celularë - Nganjëherë ç’kodimi i telefonave nuk ja vlen, psh të ç’kodosh një iPhone të vjetër nuk do të kishte kuptim, pasi kostoja e ç’kodimit është e konsiderueshme, ndërkohë pas ç’kodimit përftojmë një telefon që nuk merr up-dates dhe nuk funksiojnë shumica e aplikacioneve të tij. Në këtë situatë do të ishte më me interes të sqarohet klienti sesa të bësh një shërbim që nuk vlen.

Simptoma të difekteve në telefona celularë që mund të riparohen
  • 1.Telefoni punon mirë në përgjithsi por nxehet.
  • 2.Telefoni shkarkon shumë shpejt baterinë.
  • 3.Telefoni ka vështirësi të lidhet në rrjetet wireless.
  • 4.Telefoni nuk karikohet.

Dërgoni komentin tuaj

Adresa juaj e-mail nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë të shënuara me *