Rruga Teodor Keko Nr 412, Tiranë
Na Pyesni: + 355 682 011 589

Biomedical Service

Biomedikal servis për të gjitha specialitetet

Biomedikal Service

Një vënd të posaçëm në shërbimet elektronike që ne mbulojmë, zënë riparimet e pajisjeve elektronike mjekësore të imazherisë së kompjuterizuar si CT Scaner, pajisje të Rezonancës Magnetike, Pajisje të imazherisë me rreze - X, RO-Grafi dhe RO-Skopi. Servis riparim dhe kolaudim të pajisjeve ultrasound (Echo) të të gjitha markave dhe aplikacioneve, portative dhe stacionare. Servis për pajisjet elektronike të sallave të kujdesit intensiv të reanimacionit, si monitorë pacienti, pajisje Anestezie, pajisje ECG, Defibrilatorë dhe gjithçka tjetër. Në se jeni të interesuar për të blerë pajisje elektronike mjekësore, të reja apo të përdorura, para se të vendosni, kaloni të merrni edhe opinionin tonë. Ne nuk shesim pajisje mjekësore por mund t'ju rekomandojmë kompani serioze që operojnë në tregun e pajisjeve mjekësore prej vitesh me reputacion të shkëlqyer për pajisje të reja apo të përdorura.

Ne kemi një eksperiencë të gjatë në riparimin e pajisjeve të radiologjise si Pajisje X-Ray (RO-Grafi), Pajisje te imazerise të Rezonancës Magnetike dhe të pajisjeve CT skaner.
Biomedikal Service

Riparime, shërbime, instalime, komisionime dhe kalibrime të pajisje elektronike të laboratorëve klinike e Bio-kimikë si Analizatorë Hematologjikë (Cell-Counter), Analizatorë Bio-kimikë, Analizatorë urine, pajisje Elektroforeze, Elektrolitmetra dhe Koagulometra, Mikroskopë, Inkubatorë Miksera Centrifuga etj. Për informacion, kërkesa pyetje dhe sugjerime apo çdo nevojë tjetër mos hezitoni të na kontaktoni. Pajisje të tjera që nuk përfshihen këtu gjithashtu jane objekt i shërbimeve tona. ne kemi gjithë pjesët e këmbimit, softwaret dhe mjetet e nevojshme për testim dhe kalibrim të këtyre pajisjeve. Ne pa diskutim jemi zgjidhja më e mirë në Shqiperi per këto lloj Shërbimesh. Ne kemi kontrata mirmbajtje me disa kompani distributorë te këtyre pajisjeve si dhe me disa Spitale të mëdha në Tiranë dhe në rrethe. Ne kemi nje support të shkëlqyer nga partneret tanë të huaj nga ku marrim përvojën dhe pjesët e këmbimit për ti aplikuar në vëndin tonë. Me përvojën dhe eksperiencën që kemi, ne pa dyshim që jemi zgjidhja më e mirë në Shqipëri për sherbime te aparaturave mjekësore. Për me tepër na kontaktoni

. . .

Dërgoni komentin tuaj

Adresa juaj e-mail nuk do të publikohet. Fushat e shënuara me * janë të domosdoshme