Rruga Teodor Keko Nr 412, Tiranë
Na Pyesni: + 355 682 011 589

Sherbime Rrjeti

Shërbime rrjeti, Hostim & web Desing

Network Service

Kohët që po jetojmë janë padyshim kohët e teknologjisë dhe teknologjia nuk mund të imagjinohet pa rrjetin kryeror që është interneti. Sot gjithshka është në rrjet, dhe nuk është problem nëse pajisja ndodhen të një rrjet të vogël apo në internet. Në kohët e sotme dhe ne të ardhmen fjala me 3W, (www) është padyshim fjala më e përdurur në botë.
Ne jemi krenarë që PANÇI Elektronik bën pjesë në rradhët a para të kësaj gjenerate të teknologjisë së re në botë. Ne ofrojmë shërbime rrjeti në tërë kompleksitetin e vet, duke filluar nga hapat a para të instalimeve dhe shtrimit të kabllove dhe infrastrukturës tjetër të rrjetit deri tek procedurat e komplikuara të sigurisë së rrjetit, si dhe instalimi dhe konfigurimi i switch-eve dhe bashkëveprimi i rrjeteve midis tyre duke krijuar rrjete më të mëdha dhe shërbime cloud.

Shërbime rrjeti në gjithë kompleksitetin e infrastrukturës së tyre.
Network Solution

Shtrimi i kabllolve në një rrjet fizik të ndërlidhur është hapi i parë i shërbimit të rrjetit. Por menaxhimi dhe siguria e rrjetit janë sifidat e para që duhen marrë në konsideratë. Është tepër e rëndesishme që bashkeveprimi i pajijseve në rrjet të jetë sa më i shpejtë dhe i sigurt nga ndërhyrjet dhe sulmet kibernetike.
Ne ofrojmë shërbime të plota të instalimit të serverave me mjete dhe teknologji moderne duke ju siguruar juve dhe kompanisë suaj zgjidhje të plotë për problemt e teknologjisë së informacionit, IT. Ne instalojme dhe menaxhojmë servera në të gjitha llojet e platformave të sistemeve operative si Windows, Linux, Unix, Sun apo Mach, në varesi të kërkesave dhe kushteve specifike të biznesit tuaj.
Siguria e rrjeteve është një sifidë e madhe në kohët e sotme, pasi siç thamë më sipër gjithshka ndodhet në internet. Kjo do të thotë që një numur gjithnjë e më i madh hakerash keqbërës lundrojnë në internet dhe sulmojne gjithçka që ju del para në këtë mega-rrjet. Në një situatë të tillë, ruajtja e sigurisë së pajisjeve, në një rrjet totalisht të infektuar është një sfidë vërtet e madhe. Ne në PANÇI Elektronik ofrojmë pajisjet më të mira dhe më të sigurta të rrjeteve, si dhe shërbejmë me softwerët më të mirë për të siguruar maksimalisht pajisjet tuaja në rrjet.

Shërbime të tjera rrjeti
  • 1.Sisteme rrjeti të menaxhueshme dhe të pa menaxhueshme.
  • 2.Instalime dhe konfigurime të rrjeteve të vogla dhe të mëdha.
  • 3. Virtualizim pajisjesh dhe komandimi i tyre nga distanca.
  • 4.Shërbime Hostimi dhe Cloud sipas kerkesave tuaja .
  • 5.Krijim faqe interneti dhe programime të ndryshme me metoda bashkëkohore.
  • 6.Projekte dhe zgjidhje IT si dhe programe specifike në përputhje me kërkesat tuaja.

Faqe interneti, shërbime domain dhe Hostimi. - Ne ofrojmë ndërtim faqe interneti të bukura interaktive për klientët tanë. Ne vleresojmë së tepërmi prezencën tuaj në komunitetin më të madh në botë që është interneti, prandaj ne do të benim gjithçka që ju të prezantoheni në mënyrën më të mirë të mundshme. Ju vetëm zgjidhni domain (emrin) që ju përshtet më mirë me biznesin tuaj, dhe ne do të bëjmë gjithçka tjetër që nga dizenjimi regjistimi i domainit, shërbimet e hostimit dhe ju do të keni web-saitin që keni ëndërruar.

Shërbime të tjera dhe zgjidhje për teknologjinë e Informacionit.
  • 1.Shërbime Hostimi pa kufizim.
  • 2.Sherbim domain dhe nen-Domain pa limit.
  • 3.Shërbime të dhënash my SQL dhe e-comerce.
  • 4.Optimizim, SEO. për biznesin tuaj.
  • 5.Shërbime adresa e-mail pa limit dhe suport teknik për klientët.
  • 6.Shërbime dërgim dhe përgjijge automatike e-mail për biznese, etj.

Dërgoni komentin tuaj

Adresa juaj e-mail nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënuar me (*)